Referendumi, dorëhiqet kryeministri italian
Kryeministri italian ka bërë publike dorëheqjen e tij: “Kam humbur. Dhe ai që duhet të largohet i pari nga kolltuku jam unë”.
“Eksperienca ime në Qeveri mbaron këtu. Nuk ia dola mbanë, ndaj ai që duhet të largohet nga kolltuku jam unë”. Matteo Renzi largohet. Kryeministri do të jap dorëhqjen sot përpara presidentit të Italisë Sergio Mattarella.
Ai është paraqitur ditën e djeshme në mesnatë në sallën e shtypit, në “Palazzo Chigi”. Arsyet provizore janë shumë të qarta, “Jo” për Reformën e Kushtetutës Italiane ka fituar në mënyrë të jashtëzakonshme. Renzi lexoi disa shënime që kishte marrë me vete. Shpjegon se sot “ka fituar demokracia”: “Rroftë Italia që nuk qëndron në dritare por vendos për fatin e saj”.
E megjithatë, ka vazhduar, Italia “Ka zgjedhur në mënyrë të qartë dhe të bindshme”. Me pak fjalë, pranon, se e gjitha kjo do të thotë se ai ka humbur: “E provuam, u dhamë italianëve një shans për të ndryshuar, por nuk ia dolëm mbanë. Donim të fitonim, jo thjesht të ishim pjesëmarrës. Dhe unë marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e kësaj humbjeje”.
/BORDO/ Anila Dedaj




“Facebook ka vendosur të ndihmojë Ermal Mamaqin”



Çantat më të çmuara për këtë sezon





Bella Hadid dhe ishi i saj, takimi në pasarelë

Princ Harry dhe Rihanna, çfarë çifti!



Dukesha Kate sfidon Mbretëreshën


Hillary Clinton i bën një surprizë Katy Perry-t

