Një xhaketë e bukur është një nga veshjet që nuk duhet t’i mungojë një gruaje. Por tani yjet kanë lançuar një modë të re, për të veshur sipër një xhaketë duke e kombinuar me…, asnjë gjë. Duke filluar nga Lady Gaga, që më shumë se një herë ka zgjedhur këtë look, dhe në American Music Awards ka veshur një xhaketë të bardhë, dhe vetëm një xhaketë të bardhë. Është kjo një tendencë shumë e përdorur edhe nga Rita Ora, por edhe shumë të famshme të tjera. E reja? Divat nuk limitohen më duke veshur xhaketa lëkure, pa këmishë apo asgjë tjetër poshtë saj, së fundmi ato kanë guxuar edhe më duke preferuar që të zbulojnë thuajse tërësisht pjesën e këmbëve, madje edhe më tepër. Një shembull është ai i Kristen Stewart që mbërriti në New York me një xhaketë që i linte këmbët e zbuluara, si të ishte një minifustan. Por ka edhe të tjera si Kendall Jenner që zgjedhin xhupin ose këmishën e bardhë të kombinuara me décolletées, dhe asgjë tjetër.
/BORDO/ A.D




E fejuara e princ Harry-t kopjon dukeshën Kate?

31 mini tatuazhe të yjeve për t’u kopjuar





“Facebook ka vendosur të ndihmojë Ermal Mamaqin”



Çantat më të çmuara për këtë sezon





Bella Hadid dhe ishi i saj, takimi në pasarelë

Princ Harry dhe Rihanna, çfarë çifti!
