Djali i vogël i Kim Kardashian dhe Kanye West ka festuar datëlindjen, por Kim ende po mundohet të mos ekspozohet shumë në publik dhe online. Megjithatë në nder të një rasti të tillë, është postuar një foto të rrallë e Saint në faqen e saj, nga mikesha e saj më e mirë Jonathan Cheban.
Motrat e Kim janë bashkuar këtij gëzimi duke lënë shënime për nipin e tyre .
“Saint, nuk mund ta besoj se ka kaluar një vit që prej kohës që ti erdhe në jetët tona! Ti je më i ëmbli i familjes. Edhe pse je kaq i vogël, ti ke një personalitet kaq të jashtëzakonshëm edhe të gëzuar. Të dua shumë!” Shkroi Kendall Jenner në app. e saj.
Khloe Kardashian gjithashtu i dedikoi një shënim në faqen e saj vogëlushit 1-vjeçar. “Nuk mund ta besoj se sa shpejt ka kaluar koha! Duke parë Saint-in tim të vogël duke u rritur ky vit ishte i shkëlqyer. Ai është me të vërtetë si një engjëll dhe nuk mund të ishte më i adhurueshëm. Çfarë gëzimi ka sjellë ai në familjen tonë!”
Ndërkohë që Kourtney Kardashian publikoi në Instagram një foto me të voglin ditën e lindjes së tij. “Nuk mund ta besoj se ka kaluar një vit prej ditës që ti erdhe në jetët tona. Gëzuar datëlindjen Sainty im i vogël”, shkroi ajo përbri fotos.
Familja Kardashian me sa duket ka organizuar një festë familjare për Saint-in e vogël. Për këtë okazion nuk ka shumë detaje, por nga Snapchat-i i Khloe ajo që vihet re është se ka pasur balona pafund.

Jennifer Aniston refuzon ftesën e Brad Pitt

Përse mendjet e ndritura preferojnë vetminë

(Zh)veshur vetëm me xhaketë, yjet që guxuan




E fejuara e princ Harry-t kopjon dukeshën Kate?

31 mini tatuazhe të yjeve për t’u kopjuar





“Facebook ka vendosur të ndihmojë Ermal Mamaqin”



Çantat më të çmuara për këtë sezon



