Michelle Obama, është me siguri Zonja e Parë më e pëlqyer e Amerikës për mënyrën e sjelljes së saj veçanërisht pasi shkurton distancat me popullin duke qenë sa më e natyrshme. Por gjatë këtyre tetë viteve si Zonjë e Parë, ajo do të kujtohet edhe për revolucionin në stilin e të veshurit që solli në Shtëpinë e Bardhë. Ka shtuar lulet, ngjyrat dhe veshjet e saj janë shumë pak zyrtare, madje mund të thuhet se ajo është bërë edhe një ikonë mode. Në daljen e fundi të saj ditën e djeshme ka veshur një fustan të Gucci’s Alessandro Michele dhe padyshim mund të thuhet se ajo rrezatonte e tëra. Dorë për dorë me Barack, në ceremoninë e Kennedy Center Honors, Michelle konfirmoi edhe njëherë se ajo është Zonja e Parë më me stil në histori.
Për veshjen e Michelle,kanë shkruar pafund portalet, duke u ndalur edhe në një tjetër detaj të rëndësishëm. Po supozohet që Michelle ka zgjedhur për këtë rast një fustan të dizenjuar nga një stilist italian për të mbështetur industrinë e modës në Itali, në këto momente të vështira që po kalon duke dhënë kështu një mesazh politik të fortë…
/BORDO/ Anila Dedaj


Jennifer Aniston refuzon ftesën e Brad Pitt

Përse mendjet e ndritura preferojnë vetminë

(Zh)veshur vetëm me xhaketë, yjet që guxuan




E fejuara e princ Harry-t kopjon dukeshën Kate?

31 mini tatuazhe të yjeve për t’u kopjuar





“Facebook ka vendosur të ndihmojë Ermal Mamaqin”



Çantat më të çmuara për këtë sezon


