KreuStil Jetese

Hoteli i akullt! Njihuni me hotelin më të veçantë në botë

Kemi parë lloje të ndryshme hoteles, por ky është i veçantë. Ai quhet Hoteli i Akullt 365. Hoteli është hapur pak ditë më parë në Jukkasjarvi në Suedi. Siç mund të kuptohet lehtësisht nga emri, hoteli ka mure, dysheme dhe shumë pajisje të tjera ndërtuar nga akulli. Hoteli ka 9 suita luksoze, 11 dhoma të tjera, një galeri arti akulli dhe një bar, kuptohet, të akullt. Ai është i hapur 365 ditë të vitit. Temperatura konstante në të është minus 5 gradë Celcius. Më poshtë mund të shihni disa pamje të tij.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF