Janë të shumtë ata që kanë shtruar të njëjtën pyetje, ditën e nesërme pas zgjedhjes së presidentit Trump: ku ishte Michelle Obama atë natë? Cili ishte reagimi i saj? Në një intervistë të dhënë për revistën People, Zonja e Parë ka thyer heshtjen rreth këtij argumenti: “Kam shkuar herët në shtrat, – ka konfirmuar ajo-. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë asnjëherë debatet politike, nuk më kanë pëlqyer kurrë, me shumë vështirësi e bëja diçka të tillë edhe kur bëhej fjalë për tim shoq.
Edhe një herë, Michelle lë pa fjalë: tingëllon e çuditshme ta imagjinosh të qetë, në shtrat, ndërsa skenari politik i Shteteve të Bashkuara ndryshon. Por nuk ka asnjë ndrojtje për të pranuar realitetin, edhe pse është e vetëdijshme se ka bërë gjithçka që ishte e mundur për të ndihmuar kandidaten tjetër, Hillary Clinton. “Gjithçka që mendoj rreth zgjedhjeve e kam thënë, por duke qenë se u bë çdo gjë që ishte e mundur, pjesa tjetër është në duart e amerikanëve – ka shtuar ajo-. Kjo është demokracia jonë dhe tani jemi gati për të punuar me administratën e ardhshme për të qenë të sigurt se do të ketë sukses. Pasi kjo është më e mira për vendin”.
Në vazhdim të intervistës, Zonja e Parë ka folur edhe për martesën e saj. Ajo ka pranuar se 8 vitet e kaluar në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë bërë gjë tjetër veçse i kanë afruar edhe më shumë: ata kanë kaluar më shumë kohë së bashku, për tu kujdesur për vajzat. Por presioni nuk ka munguar: “Asnjë nuk e di se si ndihesh të zgjohesh në mëngjes dhe të shikosh se çdo titull, sado i shëmtuar apo i bukur qoftë, është përgjegjësia jote. Çdo gjë që ndodh në botë”. Zgjidhja e Michelle është e thjeshtë: “Duhet të kthehesh dhe të bësh gjëra normale duke iu përkushtuar me dashuri familjes”.
/BORDO/ Anila Dedaj


Veprimet humane që kanë prekur mbarë rrjetin!






9 sekretet e çifteve më të lumtura në botë



Njeriu i Vitit 2016

Fustan nusërie 15 dollarë! Ja me çfarë e ka bërë





Jennifer Aniston refuzon ftesën e Brad Pitt

Përse mendjet e ndritura preferojnë vetminë

(Zh)veshur vetëm me xhaketë, yjet që guxuan
