Beteja ligjore e atyre që dukeshin si çifti më i lumtur i Hollywood-it duket se nuk ka fund. Dhe të anketuarit duket se nuk ndihmojnë për të shuar thashethemet, shkruan La Repubblica. Aktorit i është mohuar kërkesa për të mbajtur sekrete dokumentet e betejës ligjore dhe për kujdestarinë e fëmijëve nga ana e një gjykatësi të Los Angeles që ka refuzuar kërkesën “pasi nuk ka motive të mjaftueshme për të mbajtur sekrete këto dokumente”.
Vetëm javën e shkuar janë publikuar detajet paraprake të marrëveshjes së rritur nga çifti në nëntor që i lejonte aktores të ketë kujdestarinë fizike të 6 fëmijëve të saj, ndërsa Pitt është i autorizuar vetëm për vizita periodike nën mbikëqyrjen e një trapisti, në pritje të vendimit të gjykatësve rreth kujdestarisë të 6 fëmijëve.
/BORDO/ Anila Dedaj
Veprimet humane që kanë prekur mbarë rrjetin!
9 sekretet e çifteve më të lumtura në botë
Njeriu i Vitit 2016
Fustan nusërie 15 dollarë! Ja me çfarë e ka bërë
Jennifer Aniston refuzon ftesën e Brad Pitt
Përse mendjet e ndritura preferojnë vetminë
(Zh)veshur vetëm me xhaketë, yjet që guxuan

