Prindërit janë personat më të rëndësishëm në jetën e një fëmije, ata që e ndihmojnë të rriten, janë burim dashurie edhe të tillë mbeten për jetë. Mungesa e tyre, veçanërisht në momente të rëndësishme trishtimi apo gëzimi bëhet më e madhe për ata që i kanë humbur prindërit. Kështu ka ndodhur me Rozana Radin, pas interpretimit emocionues dhe duartrokitjeve në “Këngën Magjike”, edhe këtë mungesë ajo e ka reflektuar në rrjetet sociale. “Doja të ishe aty mbrëmë bashkë me mamin! E di që më keni parë! Kishte një dritë mbrëmë që më ndriçonte. Ju dua përjetë Mam & Bab”, ka shkruar Rozana në një foto të sajën me të atin e ndjerë.
Janë ngjarje të tilla, që shpeshherë ndikojnë jetën dhe sjelljen e shumëkujt, shkaktojnë një dhimbje të thellë që Rozana ka zgjedhur ta shkrijë në vargjet e saj emocionuese, apo me interpretimin që vë në pah ndjeshmërinë e saj artistike.





9 sekretet e çifteve më të lumtura në botë



Njeriu i Vitit 2016

Fustan nusërie 15 dollarë! Ja me çfarë e ka bërë





Jennifer Aniston refuzon ftesën e Brad Pitt

Përse mendjet e ndritura preferojnë vetminë

(Zh)veshur vetëm me xhaketë, yjet që guxuan



