Céline Dion: “Krishtlindjet e para pa René”
Për këngëtaren (dhe tre fëmijët do të jetë e vështirë, por do të shkojnë gjithsesi të bëjnë ski të gjithë së bashku: “Nuk mund të jetoj duke menduar gjatë gjithë kohës ka humbur bashkëshortin tim dhe fëmijët e mi nuk kanë një baba”. Duhet të jem e fortë dhe të synoj lart. Është rruga e vetme për të vazhduar përpara”
Krishtlindjet që po afrojnë kanë një tjetër shije për Celine Dion. Këngëtarja nuk do të ketë pranë saj për herë të parë pas shumë vitesh bashkëshortin e dashur René Angélil, i ndarë nga jeta në janar të vitit 2015 pas një beteje të gjatë me kancerin.
Celine, si gjithmonë luftëtare, nuk dëshiron të bëhet pre e dëshpërimit. Për këtë ka treguar për Page Six, do të jetë një kohë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht, që do të kalojë në “paqe me tre fëmijët e mi” duke u përpjekur të mos bjerë në kurthin e dhimbjes. ( Për më shumë lexoni këtu:)
“Nuk mund të jetoj duke pasur gjatë gjithë kohës në mendje idenë se kam humbur tim shoq dhe se fëmijët e mi nuk kanë një baba”, ka deklaruar mamaja e binjakëve Eddy dhe Nelson, 5-vjeç, dhe e e djalit të madh Rene Charles, 15, “Duhet të përpiqem të jem e fortë, pasi kjo është mënyra ime e të jetuarit: duke qenë pozitive, duke zgjedhur betejat ku më duhet të luftoj, duke u përpjekur të bëj më të mirën e mundshme dhe të jetoj për të sotmen jo për të nesërmen. Asgjë nuk është perfekte në atë që t’i do që të ndodhë”.
Përpos kësaj ajo ndien se Rene gjatë festive do të ete me ta. Për këtë familja (kurajoze) nuk do që të ndryshojë traditën e festimeve. Ajo dhe fëmijët do të shkojnë të bëjnë ski të gjithë së bashku: “Ai ka lënë diçka magjike në atë dëborë, në ato male. Kështu që sa herë që unë bëj ski atje, e ndiej pranë meje. Kur fëmijët bëjnë ski, e mendojnë edhe më shumë”.
/BORDO/ Anila Dedaj
Do fluturoni? Këto janë linjat më komode
Fustanet më të bukura të nusërisë së VIP-ave
Diçka ka ndryshuar tek Luana Vjollca
Yjet që u veshën më mirë këtë javë
Veprimet humane që kanë prekur mbarë rrjetin!
9 sekretet e çifteve më të lumtura në botë
Njeriu i Vitit 2016
Fustan nusërie 15 dollarë! Ja me çfarë e ka bërë



