KreuStil Jetese

Pse kjo është një ditë e veçantë për Vesa Lumën?

 

Sot për Vesa Lumën, është një ditë ndryshe nga të tjerat, një ditë emocionesh dhe kujtimesh, pikërisht zanafilla e dashurisë së saj me Big Bastën. Katër vjet më parë (12.12. 2012) këngëtarja dhe moderatorja e njohur i ka thënë “po” atij që sot është bashkëshorti dhe babai i Lianit të vogël. Një familje që reflekton pozitivitet edhe harmoni, një bashkim në dashuri i dy trojeve shqiptare.

Një dedikim romantik dhe emocionues por mbi të gjitha i sinqertë ai Vesës në rrjetet sociale, për babin e Lianit, për të cilën ajo ndihet shumë krenare:

“Të dua se je njeriu më i mirë në botë, se punon me gjithë qenien tënde për gjërat që do, se vetëm ti më bën të qeshë edhe kur jam tepër e mërzitur. E adhuroj momentin kur shoh Lianin si mbështetet në krahët e tua… Si sot katër vjet më parë të thashë “Po!”, dua të jem e jotja përgjithmonë! Dhe sot, jam krenare për dashurinë tonë të sinqertë që shtohet çdo sekondë! Të dua shumë!”

https://www.instagram.com/p/BN6nppdDdOm/?taken-by=vesaluma

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF