KreuCelebrity

Supermodelet tani duhet të hapin rrugën. Është radha e vajzës së Sylvester Stallone-s

Ajo është një ndër tre vajzat bukuroshe të aktorit Sylvester Stallone. 18-vjeçarja e cila aspiron për tu bërë modele, ka pozuar e veshur me të brendshme dhe duket e mahnitshme me forma perfekte. Duket se Sistine do të ndjekë hapat e mamasë së saj Jennifer Flavin e cila ka qenë një modele e suksesshme. Kjo pamje në këto foto seksi të 18-vjeçares është krejt ndryshe nga Sistine që pamë në ndarjen e çmimeve të Golden Globes këtë të dielë. E veshur me të brendshmet e dizenjuara nga Marc Jacobs, vajza e yllit të Rocky Balboa, dukej si një modele profesioniste.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF