Lindsey Lohan njihet për jetën e saj shpeshherë të shthurur. Aktorja është bërë shpesh pjesë e skandaleve të ndryshme për përdorim të lëndëve narkotike apo skandaleve seksuale. Por, duket se Lohan ka bërë një kthesë rrënjësore në jetën e saj. Ajo ka fshirë të gjitha fotot në llogarinë e saj në instagram dhe në bio-n e instagramit ka shkruar ‘Aleiukum Selam’, një shprehje e fesë islame që do të thotë ‘Paqja qoftë me ju’. Duket se aktorja i është afruar më shumë fesë e pikërisht asaj muslimane, edhe pse ajo vetë i përket fesë së krishterë . Lohan është fotografuar më herët teksa mbante një kuran në dorë, ndërkohë që para disa muajsh në një vizitë në Turqi 30-vjeçarja vuri perçen. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë që ndoshta ylli i Mean Girls është konvertuar në besimtare e fesë muslimane.



Aktorja e famshme bëhet nënë






Samanta Karavella i futet politikës

Brenda shtëpisë së Jennifer Lopez








Enca jep lajmin e mirë!

