KreuFashion

Palestra e parë në botë ku ushtrimet bëhen nudo

Instruktorja britanike Helen Smith ka hapur klasën e parë të palestrës, ku personat që shkojnë aty duhet të jenë tërësisht nudo. Pjesmarrësit duhet të jenë nga mosha 33 vjeç deri në 70 vjeç. Sipas mësueses së palestrës, nuk ka asgjë të keqe e të bërit të ushtrimeve ndërkohë që jeni të zhveshur. Helen është shprehur se benefiti i të bërit të ushtrimeve nudo, është në faktin që ju e shihni qartë se çfarë ushtrimesh po bën instruktori. “Kjo është një mënyrë e mirë për t’u stërvitur, pa të penguar rrobat. Nuk mendoj se ka gjë seksuale tek një trup i zhveshur, pasi është thjesht natyrale. Kjo metodë e të bërit palestër duhet të përqafohet patjetër nga njerëzit”, është shprehur Helen Smith.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF