KreuCelebrity

Irritohet me fansin aktori i njohur i telenovelave turke

Aktori i njohur i telenovelave turke Kinavç Tatlitug, duket se është revoltuar keq me një prej komentuesve në instagram. Bashkëshortja e aktorit simpatik postoi një foto të çiftit në instagram dhe përtej komenteve të shumta me komplimente drejtuar çiftit, një prej komentuesve shfaqi opinionin e tij përsa i përket bashkëshortes së aktorit, stilistes Bazak Dizer. Sipas tij ajo nuk është aspak e bukur dhe nuk bën për Kivançin. Por biondi i Turqisë nuk e ka toleruar aspak këtë koment. “Nuk ka të drejtë askush të gjykojë bashkëshorten time dhe zgjedhjet e mia. Pakënaqësitë që keni në zemër shprehini diku tjetër, njerëz. Komente të tilla nuk na duhen nga njerëz si ju. Megjithëse një pjesë të mirë të këtyre komenteve kam zgjedhur t’i injoroj, nuk e kuptoj dot ҫ’njerëz mund të jeni ju që shkruani të tilla gjëra? Këshilla ime është të ktheni sytë nga dashuria. Përpiquni brenda vetes t’i shikoni gjërat me dashuri. Mos u bëni kaq të pasjellshëm dhe, ju lutem, respektoni zgjedhjet e njerëzve të tjerë dhe sidomos jetën familjare duke treguar respekt për këtë. Jam gjithmonë i hapur ndaj kritikave, por jam shumë i ndjeshëm kur ato prekin familjen time”, ka shkruar aktori si përgjigje për atë koment që duket se e mërziti shumë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF