KreuCelebrity

Mbrëmje magjike në Paris, princeshë Elias i akordohet çmimi “Best”

Është mbajtur edicioni i 40-të i Best Award Gala në Paris, një ngjarje e cila bën bashkë figura të rëndësishme të fushave të ndryshme, por sidomos nga fusha e kulturës.

E pranishme në këtë eveniment ishte edhe princesha, Elia Zaharia Zogu, bashkë me Princc Lekën. Ajo është vlerësuar gjithashtu me një çmim, e dyta shqiptare që ka tërhequr këtë çmim pas Nënë Terezës.

“Duke marrë cmimin ‘Best’ në edicionin e 40-të të Best Awards në Paris. Personaliteti i parë shqiptar që ka marrë këtë çmim ka qënë Nënë Tereza. Në këtë 40 vjetor disa nga personalitetet e tjerë qe iu akordua ishin Marisa Berenson, Clotilde Coureau, Pamela Anderson, Melissa George, Lola Karimova, David Ginola etj. Dhe sigurisht në raste të këtij niveli prezantimi, një nga qëllimet kryesore është promovimi i vendit në të gjitha dimensionet. Ndaj falënderoj stilisten Blerina Kllokoqi Rugova per këtë fustan mbrëmjeje të mrekullueshëm”, ka shkruar Elia Zaharia në Facebook.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF