Një tjetër mundësi për promovimin e vlerave dhe trashëgimisë! Ky është qëllimi i marrëveshjes që u nënshkrua mbrëmjen e djeshme mes Ministrisë së Kulturës dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare gjatë zhvillimit të Kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira në “Paragliding në Disiplinën në Preçizion ”, i cili do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në datat 05-14 maj 2017.
“Nuk patëm asnjë hezitim për të qenë partner në këtë event kur na erdhi ftesa nga Shoqata e Aeronautikës, sidomos pasi unë vetë e kam provuar sportin e fluturimit të lirë. Kam po ashtu kënaqësinë të them që në maj kur të zhvillohet ky kampionat, Vlora do të ketë në shtëpi një kantier të ri të hapur që do të jetë Qendra e re Historike.
Pjesë e kësaj marrëveshje, në dispozicion të Kampionatit Botëror, do të jetë gjithë itinerari kulturor i bregut, që nga Vlora, Himara deri në Sarandë, sikurse do të jetë në dispozicion të këtij kampionati dhe itinerari jugor malor, Tepelenë-Përmet-Gjirokastër, ku gjithë paketa jonë muzeale dhe e site-ve do të jetë në funksionim të plotë për t’i mirëpritur, shoqëruar kjo me një kalendar shumë të pasur të aktiviteteve kulturore, muzikore dhe kulinare, të cilat administrohen dhe do të ofrohen nga Ministria e Kulturës”, tha Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Federata Shqiptare e Aeronautikës merr po ashtu përsipër të mundësojë sensibilizimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore kombëtare tek të gjithë pjesëmarrësit në Kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira në Paragliding si dhe të mundësojë shpërndarjen e materialeve promovuese të trashëgimisë kulturore për njohjen e vlerave të trashëgimisë kulturore shqiptare.
12 “zakonet e natës” që ju bëjnë të shtoni peshë
Radhën e ka Vlora!
Silva Gunbardhi kryen ndërhyrje kirurgjikale
Pushime? Ja plazhet më përrallore në botë
Sozitë e personazheve vizatimorë në jetën reale
Fotot më të mira nga “Street Style”
Çfarë të vishni ditën e Shën Valentinit
Ja disa ide dhuratash për Shën Valentinin
Ja çfarë të vishni në një dasmë në pranverë
Miliona euro për dasmën e vajzës ruse
Urimet që mori Sara Hoxha për ditëlindje!
12 “zakonet e natës” që ju bëjnë të shtoni peshë
Këpucët që çdo femër do donte t’i kishte!
Gigi Hadid dhe stili i saj “bombë”




