KreuCelebrity

Xhesika Polo dhe e vërteta e buzëve të fryra

Qëkur është shfaqur për herë të parë në ekran, Xhesika Polo ka rënë në sy për trashësinë e buzëve. E tashmë që komentet për operacionet plastike janë në modë, i erdhi radha edhe Polos që të përflitet.

Për mos të qenë pjesë e kategorisë që përflitet, këngëtarja ka nxjerrë nga arkivat e albumeve të saj, një fotografi kur ishte 12 vjeçe.

“Kjo është një foto e imja rreth moshës 12 vjeçe me buzë të fryra në ekstrem. Gjithë jetës këto buzë kam pasur, e vetmja gjë që i janë shtuar me kalimin e viteve është buzëkuqi”, ka sqaruar këngëtarja.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF