KreuCelebrity

Modelja hedh poshtë dyshimet: Jo, nuk jam shtatzënë!

Ndërkohë që po parakalonte në tapetin e kuq të çmimeve SAG 2017, përkrah bashkëshortit të saj John Legend, qarkulluan lajme për një shtatëzani të mundshme të modeles. Ajo u shpreh në një intervistë: “Oh Zot i madh, një djalë i vogël është në planet tona, e sigurtë!”.  Fansat u habitën me faktin si ajo mund ta dijë gjininë e fëmijës, duke ngritur menjëherë dyshime se ajo është shtatzënë. Mamaja e një vajze të vogël, shkroi ditën e djeshme në Twitter : “Meqënëse kjo gjë po diskutohet sërish, unë thashë që fëmija ynë i radhës do të jetë një djalë, pasi ky është embrioni që ka mbetur.Një djalë. Dhe jo, nuk jam shtatzënë.”

Chrissy Teigen dhe më parë është kritikuar shumë nga fansat e saj për shkak se ajo nuk ishte e gatshme të kishte një ngjizje natyrale dhe e realizoi me anë të vendosjes së embrionit. Ajo u akuzua nga fansat se kishte gabuar që e kishte zgjedhur me qëllim gjininë e fëmijës. 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF