KreuCelebrity

Shkëlqen çifti i ri mbretëror

Duket se më në fund donzhuani i familjes mbretërore e dorëzoi zemrën e tij. Dorë për dore, princ Harry dhe e dashura e tij Meghan Markle dukeshin më të dashuruar se kurrë. Ata u fotografuan teska po dilnin nga një klub në Londër. Çifti ditët e fundit po kalon shumë kohë së bashku, përpara se aktorja të fluturojë për të xhiruar filmin e saj të fundit në mars. Sipas burimeve princ Harry ka rënë kokë  e këmbë në dashuri me Meghan dhe për herë të parë ai është më i vendosur se kurrë, për ta çuar lidhjen në një tjetër dimension, atë të fejesës. Ndërkohë që aktorja ka edhe simpatinë e gjithë familjes mbretërore, përfshirë këtu edhe Mbretëreshën Elizabeth.

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF