KreuCelebrity

Kate Middleton dhe princi William nuk do jenë bashkë këtë Shën Valentin

Nuk do të ketë darkë me qirinj këtë Shën Valentin mes Kate Middleton dhe princit William që nuk do e kalojnë bashkë 14 shkurtin.

Në fakt, dukesha e Cambridge duhet t’i përgjigjet detyrimeve të saj mbretërore. Ajo do t’i bëjë vizitë ushtarëve të Royal Air Force, në Cambridgeshire, sipas një komunikate të Kensington Palace.

Por, kjo nuk është hera e parë që Kate dhe William nuk kalojnë bashkë Shën Valentinin. Në vitin 2012, kur ai ishte me mision në ishujt Folkland dhe nuk mund të ishte pranë bashkëshortes së tij më 14 shkurt, princi William i kishte dërguar bukuroshes së tij një letër dhe një buqetë me lule. Çfarë do t’i bëjë ai këtë vit?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF