KreuStil Jetese

Lily Rose Depp muza e Chanel për fushatën e re të makiazhit

Të mërkurën më 15 shkurt, shtëpia historike pariziane paraqiti fushatën e saj më të fundit të makiazhit, duke prezontuar një deviancë shkëlqyese të buzëkuqit, Rouge Coco. Për të përfaqësuar këtë linjë me ngjyra të ndezura, Chanel zgjodhi sërish vajzën e Vanessa Paradis dhe Johnny Depp, që kishte qenë më parë muza e markës për parfumin N°5 L’eau. Adoleshentja kishte sfiluar gjithashtu janarin e kaluar për shtëpinë franceze, me fustanin presitgjos të nuses në spektaklin haute couture.

Që prej ardhjes së artistes të make-up Lucia Pica në drejtimin artistik të makiazhit dhe ngjyrave të Chanel, të kuqet bëhen më të kuqe dhe më intensive. Për këtë koleksion të ri Rouge Coco Gloss, mund të gjejmë 24 ngjyra të ndryshme që lëvizin nga nuanca pudër e hapur tek vjollca.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF