Mes 3 000 markave të parfumeve që ekzistojnë në botë, Guerlain është padyshim i vetmi që mund një ditë të ndryshojë të folurin e përditshëm, ashtu si Scotch apo iPhone në llojin e tyre. Një guerlain, një parfum… nuk jemi shumë largë.
Mjafton të shihet numri i filmave apo këngëve, u vendosen në sallat e banjove të personazheve të tyre parfmet Guerlain si “Shalimar”, “L’Heure Bleue” apo “Habit Rouge”. Në fakt nuk shihet thjesht si një parfum, por si esenca e luksit francez.
Madje vetë aktroja amerikane Angelina Jolie e pohon diçka të tillë. Syper ylli nuk sheh më kontratat që gjigantët e kozmetikës i ofrojnë, por është për shkak të “udhëheqësit të industrisë së parfumeve”, sipas vetë fjalëve të saj, që ajo pranoi.
Në disa ditë do kemi mundësi ta shohim në ekranin e vogël (në filmin publicitar të realizuar nga Terrence Malick) dhe në postera, duke spërkatur lëkurën e saj me tatuazh me parfumin më të fundit, “Mon Guerlain”.






Si të kombinoni xhaketën në këtë fund të stinës






FWL – Burberry pranverë-verë 2017







