KreuCelebrity

Ish i dashuri i Dianas: Nuk jam babai i princit Harry!

“Jeni ju babai i princ Harry?”. Kjo është pyetja të cilës James Hewitt duhej t’i përgjigjej, të dielën më 12 mars, në skenën e emisionit australian “Sunday Night”.

Pyetje që burri 58-vjeçar iu përgjigj shumë thjesht. “Jo”. As më pak, as mëë shumë. Aq sa mjafton për të mbyllur zhurmat që qarkullojnë që prej zbulimit në vitin 1995 të dashurisë mes Dianas dhe ish-oficerit britanik.

Përveç ndonjë ngjashmërie fizike, flokë të kuq dhe pamje sportive, asnjë provë tjetër nuk i jep të drejtë kësaj hipoteze atësie.

Gjithashtu, sipas vetë personit, takimi i tyre përkon në vitin 1986, ose dy vite para lindjes së Harry, kur ajo po kërkonte një profesor kalërimi.

“Këto bëjnë që gazetat të shiten. Por më e keqja me shumë mundësi bie mbi Harry. I gjori djal…”, përfundon James Hewitt.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF