KreuCelebrity

Pas ndarjes me Orlando Bloom, Katy Perry ndryshon modelin e flokëve!

Pas zërave dhe konfirmimeve, e dimë që Katy Perry dhe Orlando Bloom janë ndarë momentalisht për një periudhë rifleksioni. Ndërkohë ylli i popit ka lançuar këngën e re “Chained To The Rhythm” dhe ka ndryshuar pamje. Ndoshta për të kthyer faqe?

Sigurisht ka bërë një prerje të shkurtër të flokëve dhe është transformuar plotësisht.
Ka postuar një foto në profilin e saj Instagram duke i ndezur fansat: tani i ngjan Miley Cyrus në momentin e saj sexy-pop-punk.

Në profilin e saj në Instagram fansat kanë bërë një sërë komentesh si “Miley Perry”, të tjerë kanë pyetur ironikisht “Miley?”. Megjithatë këngëtarja ka thënë se është frymëzuar nga aktorja Michelle Williams protagonistja e filmit “Manchester by the sea”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF