KreuCelebrity

Ashton Kutcher me lotë në sy duke kritikuar trafikun e fëmijëve në Senat

“Jam këtu sot për të mbrojtur të drejtën e aksesit të lumturisë”, deklaroi Ashton Kutcher në Washington.

Bashkëshorti i Mila Kunis mbajti një fjalim të mërkurën më 15 shkurt gjatë një konference në Senatin amerikan për t’i dhënë fund skllavërisë moderne.

“Kam takuar viktima në Rusi. Kam takuar viktima në Indi. (…) Kam takuar viktima në New York dhe në New Jersey dhe kudo në botë. Kam shoqëruar FBI-në në aksione ku kam parë gjëra që askush nuk duhet të shohë”, deklaroi Kutcher me zërin që i dridhej.

“Kam parë videon e një vajze që ka të njëjtën moshë me timen ku përdhunohej nga një amerikan që bënte turizëm seksual në Kambozhia. Një vajzë e vogël qa shumë e kushtëzuar nga mjedisi ku jetonte sa që nuk e kuptonte të keqen e kësaj”, vazhdon ai.

Shumë i prekur, aktori zhvilloi këtë ndërhyrje si bashkëthemelues i “Thorn”, një organizatë që merret me luftën kundër shfrytëzimit seksual të fëmijëve nëpërmjet teknologjive duke prekur çështjen shumë të vështirë të trafikut të fëmijëve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF