KreuCelebrity

Sekreti i flokëve të Donald Trump

A janë të lyera? Janë paruke? Flokët e Donald Trump ngrenë shumë pyetje për të cilat më të fundë kemi marrë një përgjigje. Po ato janë flokët e tij dhe për të mos i humbur ai ndjek një trajtim të veçantë.

Këtë njoftim e ka dhënë doktori Harold N. Bornstein, që ndjek presidentin e ri të SHBA-së që prej 38 vitesh, në një intervistë për New York Times.

Donald Trump, për të pasur flokët e shëndetshme merr një mjekim që fillimisht shërbente për të trajtuar problemet me prostatën, por që kishte si efekt trajtimin e rënies së flokëve te meshkujt.

Madje edhe vetë doktori e merr këtë ilaç që quhet “finasteride” duke dhënë garanci për efikasitetin e saj për rritjen e flokëve.

Por ky trajtim nuk e shpjegon ngjyrën të verdhë zogu të flokëve të miliarderit…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF