KreuCelebrity

Amal Clooney do të jetë një nënë fantastike, sipas mamasë së George

Nina dhe Nick Clooney shumë shpejt do të jenë dy herë gjyshër. Aktori joshës dhe djali i tyre George Clooney, 55 vjeç dhe bashkëshortja e tij, avokatja Amal Clooney, shumë shpjet do të njohin gëzimin e të qenurit prindër të binjakëve. E intervistuar kohët e fundit nga revista amerikane “US Weekly”, Nina Clooney, 78-vjeçare, tregon gëzimin e saj e të gjenurit gjyshe.

“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur për George dhe Amal dhe nuk mund të imagjinoj dot dy persona të jenë prindër më të mirë (…) Mendoj se ai do të jetë i jashtëzakonshëm dhe se ajo do të jetë një super mama”, thekson mamaja e aktorit.

Miku i tij Matt Damon ishte prekur gjithashtu nga njoftimi i shtatzanisë së Amal Clooney.

“Ishim duke zhiruar në skenë në vjeshtë kud George erdhi drejt meje dhe më morri mënjanë për të më dhënë njoftimin. Isha shumë i lumtur për atë”, tregoi ai në emisionin “The Today Show”.

“Ata do të jenë fantastik”, vazhdoi Matt Damon, baba i katër fëmijëve.

Për aktorin e Jason Bourne “këta fëmijë janë me shumë fat që do të kenë një mama të jashtëzakonshme dhe një baba gjeni, inteligjent dhe të dashur”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF