Armina Mevlani prej disa ditësh nuk ka qenë aktive në blogun e saj, madje as nuk do të marrë pjesë në javën e modës në Paris dhe Milano. Arsyet e kësaj mungese na i jep vetë Armina me një status në profilin e saj Facebook.
Current situation! Kjo është gjëndja ime prej 5 ditësh që më ka bërë deri diku inaktive. Ndonjëherë e ngarkojmë veten me shumë punë apo strese ditore pa kuptuar se sa i rëndësishëm është shëndeti! Fraktura në këmbë do më zgjasë 1 muaj e dy javë në vështirësi për të ecur dhe ku më ndodhi fiks një ditë pas Shën Valentinit dhe jo duke bërë seancën e përhershme të jogës apo palestres por duke ecur thjeshtë në rrugë.Nuk do ta kem të mundur pjesmarrjen në shumë aktivitete, ashtu sikurse as në javën e modës e cila është pjesë e punës sime në blogg , por jam duke e parë pozitivisht si një pushim (edhe pse ne dyqan do vazhdoj të jem e pranishme) nga udhëtimet për punë.Gjithmonë kur diçka e tillë ndodh themi “syri i keq” por realisht duhet të jemi falenderues Zotit që na jep shëndet , të tilla gjëra janë të parëndësishme kur mendoj se ka shumë njerëz të cilët vuajnë nga sëmundje shumë të rënda! Amin

Lottie Moss muza e re e Chanel


Dhe Christian Dior krijoi New Look!



Favoritët për Gramy Awards 2017






Amal Clooney shtazënë me binjakë!



Sekreti i flokëve të Donald Trump




