Lamtumirë Taylor Kinney dhe normaliteti i tij. Lady Gaga duket se ka kthyer faqe me një Christian Carino, 48 vjeç.
Të dy të veshur me të zeza, të dashuruarit tërhoqën shikimet gjatë finales së Super Bowl, më datë 5 shkurt, në Huston. Mes shkallëve, me gjeste delikate, puthje dhe selfie të dy konfirmuan zërat, Lady Gaga ka një të dashur të ri.
Por kush është Christian Carino?
Me mjekër katrore dhe tatuazhe në parakrah, Christian Carino, në radhë të parë është një i apasionuaar pas muzikës dhe zanati i tij është agjent i këngëtarëve. Kur ka kohë të lirë, ai është edhe amator mode dhe mik me Tommy Hilfiger, si dhe pak filantrop.
Kur ai nuk ështëë duke punuar me ndonjë emrë të madh të muzikës, Carino merr pjesë në ndonjë event bamirësie dhe kryesisht në mbledhjet e Delete Blood Cancer të shoqatës që lufton kundër kancerit të gjakut, DKMS.
Para se të bëhej i dashuri i Lady Gaga, Christian Carino kishte qenë edhe më parë i përfshirë në marrëdhënie dashurore në Hollywood. Ai frekuentonte, disa muaj më parë, aktoren angleze, Lauren Cohan, që interpretonte në rolin e Maggie Greene në serialin The Walking Dead.




Lottie Moss muza e re e Chanel


Dhe Christian Dior krijoi New Look!



Favoritët për Gramy Awards 2017






Amal Clooney shtazënë me binjakë!



Sekreti i flokëve të Donald Trump

