KreuCelebrity

Bes Kallaku pas Portokallisë shkon në Zelig

Bes Kallaku vendos të bëhet pjesë e spektaklit që e ka frymëzuar, “Zelig”. Ky informacion vjen nga vetë artisti që në një intevistë për Top Channel tregon se pas 14 vitesh eksperiencë në “Portokalli” do të përpiqet të provjë sfidat e përtej detit.

“Mendova të provoja diçka jashtë kufijve të Shqipërisë. Ne gjithmonë jemi nisur nga ‘Zelig’. Duke parë ‘Zelig’, edhe ‘Portokalli’ vet ka marrë formatin e tij”, thotë humoristi i njohur.

Ndaj mendova, vazhdon ai, “po provoj Zeligun!”.

“Dy shfaqjet e para është sikur kam dalë për herë të parë në skenë, sepse është publik i ri, publik i huaj, e ti thua, ore si do më presin? Është njësoj si një shfaqje e parë, sepse janë të gjithë italianë. Nuk e kam problem gjuhën, por probem kisha a do më mirëpresin? A e njohin këtë personazh? A do qeshin me të?”, tregon aktori i “Portokallisë”.

“Personazhi me të cilin unë kam shkuar dhe kam fituar audicionin është personazhi i Skifterit në ‘Portokalli’. Më mungojnë parukja, vetullat dhe pinceta, sepse kur shkova dhe u thashë që ky është personazhi im, më thanë hiqi këto. U thashë po ky është laçjan, ndërsa ata m’u përgjigjën se askush nuk i njeh laçjanët në Itali sesi janë, je shqiptar, je shumë mirë”, thekson Bes Sallaku.

Humorin e Besit do të kemi mundësi ta shijojmë për tetë muaj, pra do të duhet të presim deri në nëntor kur fillon transmetimi i “Zelig” në “Cancale 5”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF