Drejtues artistik në televizione të butikëve konceptual më të fundit, stilistë apo yje të J-pop (rrymë muzikore që dominon në Japoni dhe Kore të Jugut), ata i japin nuancat tendecave të modës në kryeqytetin japonez.
Amiaya, alias Ami dhe Aya, ikona të J-pop!
Binjake 23-vjeçare, kanë arritur të bëjnë për vete gjtihë Japoninë. Artiste ikonike të J-pop dhe modele, ato tërheqin turma kudo që venë.
Hiroshi Fujiwara, Kumbari i streetwear!
Në botën e modës dhe të dizajnit e thërrasin Kumbari i streetwear. Një titull që i shkon më së miri, pasi Hiroshi ka kontribuar në ngritjen e statusit të streetwear, duke tërhequr edhe bashkëpunime me marakt më të famshme në botë.
Tomoko Inuzuka, Minnie Mouse-ja!
Manaxhere e butikut Vermeerist Beams, një nga dyqanet më në zë në Tokio, në lagjen Harajuku. Brenda këtij butiku që promovon elemente nostalgjik dhe marka bashkëkohore, Tomoko krijon kombinimet e saj.
Poggy, alias Motofumi Kogi yll i street style!
Drejtor krijimtarie dhe blerës i butikut konceptual United Arrows & Sons, Poggi, me përzierjet e streetwear dhe të markave të luksit, figuron mes personaliteteve më influente të sferës fashion në Japoni.
Mademoiselle Yulia,ambasadore e Tokio style!
Kompozitore e muzikës elektro, krijuese bizhush (Giza) dhe mode (Growing Pains), kjo ikonë e re 28-vjeçare, që është gjithashtu muzë e Jeremy Scott, modele për Stella McCartney dhe e ftuar në radhën e parë në të gjitha spektaklet e Dior, personifikimi perfekt i kohëve moderne.


Gratë më me stil në histori


Lista e gjatë e ishëve të Jenifer Lopez








Në apratamentin luksoz të Ivanka Trump

Kur yjet flirtojnë me personelin e tyre!




Veshjet më të bukura në César 2017


