KreuStil Jetese

Xhinset skinny armiku kryesor i shpinës!

Shpesh herë takave i drejtohet gishti për pasojat shkatërruese që sjellin për shhtyllën kurrizore. Por për habi të madhe, kohët e fundit është hedhur dritë mbi një armik që qëndron në hije, xhinset skinny. Një studim i BCA-së (British Chiropractic Association) paraqet një listë me pesë veshjet dhe aksesorët më të dëmshëm për shpinën.

Për habi të të gjithëve, xhinset më të preferuara ndodhen në vend të parë, të ndjekur nga çantat XXL, xhupat me kapuç me gëzof, takat e larta dhe në fund sandalet e larta.

Një vend i parë për një veshje që na surprizon, por nëse mendohemi mirë nuk është dhe aq habitëse. Sipas ekspertit të pyetur për këtë studim, Tim Hutchful, ky model që qëndron si një lëkurë e dytë, pengon lëvizjet e trupit, në veçanti në nivelin e ijeve dhe të gjunjëve. Pjesë që kanë një influencë të drejtpërdrejtë në pozicionimin e shpinës.

Por në këtë situatë ngrihet një pyete. A duhet të hiqet krejtësisht xhinsi skinny nga garderoba? Një masë radikale që shumë nuk do të guxonin ta bënin. Por mos u merakosni, BCA propozon një zgjidhje. E rëndësishme është të ndryshoni kënaqësitë… ose stilet! Fillimisht nuk duhet të vishni këto xhinse gjithë javën. Por mbi të gjitha duhet t’i alternoni me veshje të lehta dhe të rehatshme, me pak fjalë më të gjera.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF