Frudat apo stilimet e valëzuara i japin një prekje të lehtë dhe të ëmbël një veshje. Look-u i pranverës me kryefjalë frudat, do të jetë tejet i lehtë dhe ëndërrimtar këtë stinë. Në fustane, funde, pantallona, çanta, këpucë e sandale ky trend do të gjejë vend këtë sezon në çdo veshje dhe aksesor. Ndaj nëse ende nuk keni në garderobën tuaj veshje me fruda është koha që t’i blini dhe ndihuni me to sensuale, e ëmbël dhe tërheqëse. Shfletoni galerinë për të parë veshjet dhe aksesorët që do t’ju duhen këtë stinë.