Trendet e makiazhit për pranverë –verë 2017 janë një përrallë në dy ekstreme: pak grim i aplikuar me dinakëri dhe shkëlqim. Këtu do të gjeni 6 tendencat e reja, që mund t’i zotëroni me produktet tuaja.
Vijëzimi i zi me penel ju ka marrë muaj nga koha juaj për tu përsosur, por “vijëzimi i maces” tashmë konsiderohet i dalë mode. Këtë vit do të zëvendësohet me lapsin e zi. Eshtë në thelb të dukeni si në shkollë të mesme.
Kapakë të shkëlqyeshëm. Ka më shumë se një mënyrë për të shkëlqyer! Ju mund të blini shlëlqyes për qepallat ose mund të vendosni pak shkëlqyes buzësh mbi hijen tuaj të preferuar për të marrë një efekt të ngjashëm.
Hije të ftohta blu, mollëza të skuqura, flokë të fryra – të gjitha këto dallues të bukurisë së viteve ’80 janë një rikthim.
Mollëzat e theksuara do të jenë një tendencë e madhe këtë pranverë. Aplikohet rëndë si në shfaqjet e Kenzo-s në pranverë.
Metalika është ende në trend, por për pranverën 2017 do të aplikohet në një mënyrë më delikate. Hije të argjendë në të gjithë qepallat ose një ndriçim ari te mollëzat. Asgjë më shumë, asgjë më pak.
Buzët e kuqe janë gjithmonë në stil. Mënyra e aplikimit për këtë stinë është të vendoset pa make up. I pastër, në lëkurë të freskët, grim minimal në sy dhe buzët e kuqe është një kombinim që nuk dështon.
Trendi i shkëlqimit është ende i fortë. Këtë pranverë duhet të përpiqeni ta aplikoni në një mënyrë më të saktë se më parë.

Këpucët star për këtë pranverë



Si të kombinoni rozën këtë pranverë?

Si të kombinoni paliçetat në ditët e sotme


Çantat e dorës që do të shndrisin pranverën tuaj


Rikthehen modelet e flokëve vitet ’70





Çanta “Boss Bespoke Soft”, një objekt pasioni

Pranverë 2017 – Veshjet që ju duhen tani!


Mbrapa në vitet ’60, Vans rikrijon atletet e tij

Çantat më në modë të momentit

Problemet që shkaktojnë qerpikët fallco
