KreuCelebrity

Manjola Nallbani dhe Stefi Prifti, dueti që do të bëjë namin…

Ajo një prej këngëtareve të cilës i rri mirë çdo zhaner muzike, qoftë e lehtë, popullore, apo edhe lirike. Ai një prej këngëtarëve të momentit që prodhon vetëm hite. Manjola Nallbani dhe Stefi Prifti, sa të ndryshëm në stilin e të kënduarit, aq edhe të ngjashëm përsa i përket suksesit që kanë korrur në publikun shqiptar, shumë shpejt do të vijnë me një duet. Këtë e ka bërë të ditur vetë Stefi Prifti sipas të cilit, ai na paralajmëron për një duet i cili do të bëjë namin. Nuk e dimë se çfarë zhaneri, apo çfarë teme do të trajtojnë dy artistët në këtë bashkëpunim, por ajo që po ndjejmë që tani është që ky duet me siguri me shumë gjasa do të jetë hiti i kësaj vere. Ndaj, presim me padurim shpërthimin e Manjolës dhe Stefit!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF