Të hash mirë jep rezultate shumë më të mira në format fizike se sa të hash pak. Ndaj e rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e shëndetshme dhe jo të zvogëloni sasinë e ushqimit, për të patur peshën dhe format e dëshiruara. Të paktën këtë model diete përdorin ëngjëjt e Victoria’s Secret. Të gjithë i kemi admiruar format e tyre perfekte teksa bëjnë ecjet në pasarela. Por e dini se çfarë hanë dhe çfarë diete përdorin këto supermodele?! Nga Kendall Jenner e deri tek Adriana Lima ne ju sjellim dietat e të gjithave modeleve të Victoria’s Secret.
Kendall Jenner: “Të hash në mënyrë të shëndetshme është gjëja më e rëndësishme. Mua më pëlqejnë shumë makaronat, por pasi i konsumoj më bëjnë të ndihem keq dhe shumë e lodhur, ndaj i evitoj sa më shumë të mundem. Në përgjithësi dita ime nis me me konsumimin e një veze, avocado dhe tërshërë. Ndihem shumë mirë nëse ha mirë dhe shëndetshëm. Përveç ushqimit unë mundohem të merem shumë me sport. Aktivitetet e mia të perferuara sportive janë vrapi dhe boksi”, është shprehur bukuroshja e familjes Kardashian.
Martha Hunt: Ndryshe nga të gjitha modelet e tjera, Martha ka treguar se përpara sfilatave ajo ha më shumë se zakonisht dhe nuk është aspak dakort me agjërimin që bëjnë modelet e tjera para sfilatave. “E kam të nevojshme të ha para sfilatave, të marr proteina. Ndërsa në përgjithësi mëngjesi im nis me një kokërr vezë dhe kos, dreka me sushi dhe salmon, ose pulë ndërsa në darkë perime dhe harbohidrate të shëndetshme”, ka treguar Martha.
Adriana Lima: Para disa kohësh Adriana tregoi se si pergatitet për të marrë pjesë në një sfilatë të rëndësishme të Victoria’s Secret. Megjithatë ajo theksoi se kjo që bën Lima nuk është një shembull, për t’u ndjekur nga modelet e tjera pasi nuk futet tek dietat e shëndetshme. Lima rrëfeu për mediat e huaja se në muajin e që ajo ka sfilatën, për 10 ditë me radhë nuk konsumon asgjë tjetër, përveç frutave. Ndërsa 12 orë përpara shoë-t Adriana nuk konsumon as edhe një lëng. Një dietë kjo aspak e këshillueshme.
Bella Hadid: Bella është thjesht me fat. Ajo ka pranuar se nuk mban asnjë lloj diete. Konsumon sanduiç me djathë, papate të skuqura pothuajse çdo ditë. Por përsa i përket sportit, Bella është një fance e madhe pasi ajo bën shumë aktivitet fizik.
Karlie Kloss: “Kam eliminuar totalisht ushqimet e shpejta me yndyrë. Konsumoj çdo ditë sallatë dhe tost me avocado. Kam kuotuar që kur ha mirë dhe shëndetshëm kam shumë energji”, rrëfeu Karlie.
Gigi Hadid: Për të mbajtur trupin në formë perfekte Gigi ka një stil jetese të rregullt me një dietë të kontrolluar dhe shumë aktivitet sportive. Zakonisht i pëlqen që ushqimin ta përgatisi vetë. Pjesë e përditshme e dietës së Gigi është lëngu i shtrydhur nga fruta të freskëta dhe smoothie. Por ajo e pranon që ndonjëherë bën edhe ndonjë mëkat të vogël siç janë Cheesburger apo akulloret. Motoja e saj është “Ha shëndetshëm për të qenë në formë fizike perfekte. Ha një hamburger për të qenë të shëndetshëm (mendërisht)”.







Si të pengoni kancerin!





Koleksioni sportiv për fëmijët



Brenda shtëpisë së Bob Dilan


20 ide për të kapur flokët bisht


