Jo gjithmonë kemi kohë të meremi shumë me flokët në mëngjes, ndaj shpesh një zgjidhje e shpejtë dhe e mirë është që t’i kapim bisht. I keni parasysh yjet e famshëm që edhe në tapet të kuq i mbajnë flokët të kapur bisht, por duken aq bukur dhe aq të kuruara sa na bëjnë t’i kemi zili?! Epo ata kanë një dyzinë me stilistë që mendojnë për paraqitjen e tyre. Por ne i kemi kopjuar disa hile për kapjen e flokëve bisht, në mënyrë që të dukeni ‘stylish’ dhe komodë çdo ditë në punë, apo pse jo në daljet tuaja të pasdites.
