Pas eventit të suksesshëm ku u prezantua linja e produkteve kozmetike që në përmbajtjen e tyre kishin përbërës nga Deti i Vdekur, Kedma Albania, duket se menjëherë ka tërhequr vëmendjen e zonjave dhe zonjushave por jo vetëm. Kjo linjë e cila është ndërkombëtarisht e njohur, me qindra dyqane ekskluzive në mbarë botën, është prezente dhe në Shqipëri, duke sjellë linja produktesh që nga sapunët deri tek serumet anti-rrudhë. Kripërat dhe mineralet, alga Dulaniela, të gjendura në Detin e Vdekur, bashkohen si përbërësi kryesor i këtyre produkteve çudibërëse. Krahas shumë produkteve për fytyrë, Kedma ofron gjalp trupi, scrub, sapunë, produkte për flokët, madje dhe një linjë dedikuar meshkujve. Në dyqanin e Kedma-s në zonën e ish-bllok, vizitorët e dyqanit janë të shumtë, të cilët kanë mundësi të testojnë nga afër disa nga produktet e linjave që ofron Kedma. Secili prej tyre e ndjen nga afër ndryshimin që bëjnë këto produkte, duke e bërë Kedma-n, një zgjedhje për çdo kënd që i kushton një rëndësi të veçantë lëkurës.
Si po shkon deri më tani Kedma, mund të themi që janë krijuar dhe klientët besnikë?
Le të themi që jemi në një fillim të mbarë, duke qenë se është linjë e re për Shqipërinë. Ne kemi vetëm katër muaj që jemi në tregun shqiptar dhe tashmë klientët që vijnë në dyqanin tonë janë të informuar për produktet Kedma. Sigurisht që kemi edhe klientët tanë besnikë, që janë rikthyer për të dytën herë në dyqanin tonë. Çdokush që viziton dyqanin, I jepet mundësia që të provojë produktet nga afër, duke bërë kështu që pothuajse çdo klient të zgjedhë një produkt të preferuar.
Për cilat mosha këshillohen linjat e produkteve Kedma?
Linjat që pëmbajnë krem, serum apo edhe maska rekomandohen të përdoren mbi moshën 25 vjeç pasi produktet tona kanë në përmbajtje përbërës antirrudhë dhe kolagjen, por sigurisht që ofrojmë produkte edhe për moshat e reja.. që nga larësit, pastruesit, sapunët kundër akneve dhe maska me baltën e zezë.
Çfarë i bën këto produkte të veçanta?
Produktet tona janë me përmbajtje bimore dhe përbërës kryesor kanë kriprat, mineralet dhe baltën e zezë të Detit të Vdekur. Kemi kremra dhe serume që përbërës kryesor kanë algën Dunaliella që është e vetmja algë që mbijeton në Detin e Vdekur.
Cila është deri më tani linja e preferuar?
Të gjitha produktet janë pëlqyer por më i preferuari ka qenë linja Royalty që pëmban kremin, serumi dhe sauna mask. Në preferenca ka qenë edhe linja Gold, por nuk mund të lë pa përmendur edhe maskën me baltën e zezë dhe produkte te trajtimit të trupit.
Po për meshkuj, çfarë produktesh sugjeron Kedma?
Kedma sigurisht që ofron edhe produkte për meshkuj që nga kremi hidratues, serumi dhe krem enkas për rrudhat e syve.


Ushqehuni shëndetshëm në mëngjes







Hani pak që të jetoni më gjatë!








Si të pengoni kancerin!


