KreuStil Jetese

Çanta pranverore Miu Miu rikthen modën e viteve ‘40

Prekje sportive dhe elegancë hollywoodiane të viteve ’40 për Miu Click Bag, çanta e re pranverore nga marka Miu Miu. Modeli i ri mer emrin nga mbyllja karakteristike e tipit “click” me kapse të shkëlqyeshme dhe realizohet në  tre masa të ndryshme për të kënqur kërkesat e çdo gruaje.

Ka tone kryesisht të gjalla tipike pop, mes të cilave e jeshilja smerald, e kuqe e ndezur dhe e kuqe e fortë, të cilave u bashkohen nuanca më tradicionale si e bardha pastel dhe e zeza. Miu Click ka një mbajtëse prej lëkure të butë dhe me mundësinë që të hiqet sipas përdorimit. Modelet më të mëdha janë të disponueshëm edhe në variante me dy ngjyra në kontrast.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF