KreuCelebrity

Albani feston ditëlindjen! Dedikimi i Miriamit të rrënqeth mishin

Alban Skënderaj feston sot 35 vjetorin e ditëlindjes dhe në morinë e urimeve, nuk kishte se si të mungonte urimi i partneres së tij Miriam Cani. Këngëtarja ka zgjedhur një foto tyren dhe nën të shkruan dedikimin e saj që ta bën mishin kokrra-kokrra.

“Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla ? për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë.

Ti më provon cdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi! Ashtu sic ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familie të rrallë, një femijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëtor që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.Krijimtaria jote e vërtetë sapo ka filluar te çeli..Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen☺

Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”:) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.

Të dua me cdo qelizë të trupit tim❤“,- shkruan Miriami.

Alban Skënderaj u lind në 20 prill të 1982 në Vlorë dhe në moshën 14 vjeçare u shpërngul për të jetuar në Itali, pranë familjes së tij. Albani dhe Miriami janë një ndër çiftet më të preferuara të publikut shqiptar dhe pas bashkëjetesës disa vjeçare, në 28 nëntor të 2015 u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur në jetë vajzën Ameli.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF