Ka bashkëpunime e bashkëpunime. Ka nga ato që janë harruar dhe nga ata vetë që i kanë bërë, ashtu sikurse ka të tjerë që koha jo vetëm nuk i zbeh, por i bën edhe madhështor. BORDO sjell në këtë permbledhje 13 nga duetet më te bukura të muzikës shqiptare ndër vite!
Irma dhe Eranda Libohova
Dueti i tyre “Nuk e harroj” është një nga këngët më të bukura si dhe një nga duetet më të suksesshme të motrave Libohova, dy nga këngëtaret më në zë në vendin tonë. Edhe pas dekadash ai pëlqehet po njësoj!
Pirro Çako dhe Elsa Lila
Një tjetër baladë dashurie mjaft e pëlqyer të cilën e këndon Pirro Çako me Elsa Lilën. “Diferenca je ti” është padyshim një nga këngët më të bukura të dashurisë!
Flori Mumajesi dhe Soni Malaj
Një nga çiftet më të komentuar të fillim viteve 2000 jo vetëm për historinë e dashurisë që kanë patur, por gjithashtu për këngën e njohur,e cila ka marrë pjesë edhe në festivalin: “Kënga Magjike”. “Fluturimi 3470” edhe sot konsiderohet si një nga baladat më të bukura.
Ardit Gjebrea dhe Inva Mula
Kur dy nga artistët më të mëdhenj të skenës shqiptare bëhen bashkë në duet, kënga e tyre nuk mund të kthehet veçse në hit. “Të dua” e kantautorit Ardit Gjebrea dhe e sopranos me famë botërore Inva Mula ka qenë një himn i vërtetë i kënduar dashurisë. Ndonëse e realizuar shumë vite më parë kjo vazhdon të jetë një këngë mjaft e pëlqyer.
Anjeza Shahini dhe Dren Abazi
Një tjetër duet mjaft i pëlqyer është ai i këngëtarëve Anjeza Shahini dhe Dren Abazi “Ti dhe unë”. Me këtë bashkëpunim Anjeza dhe Zig-Zag Orchestra, ku Dreni është vokalist është përfaqësuar në edicionin e 8-të të Top Fest, duke fituar çmimin “Best Interpret”. Ishte ky duet, i cili i dha famën këngëtarit Dren Abazi në vendin tonë . Duke patur parasysh suksesin kënga u shoqërua edhe më klip.
Pirro Çako dhe Rovena Dilo
Në tetor të vitit 2000 kënga “Për një çast më ndali zemra” ishte fituese festivalit të muzikës së lehtë “Kënga Magjike” dhe gjithashtu padyshim një nga duetet më të bukura. Pirro Çako dhe Rovena Dilo jan dy nga emrat më në zë të muzikës shqiptare dhe suksesi i bashkëpunimit të tyre pa padyshim që do të zgjasë edhe më shumë se 17 vjet!
Jonida Maliqi dhe Tuna
Janë dy emrat më të pëlqyer dhe më të lakuar në muzikë dhe bashkëpunimi i tyre në vitin 2006 vetëm sa bashkoi suksesin e tyre për të dhënë një nga këngët shoqëruar me një nga mesazhet më të bukura. Përmes pjesëmarrjes së tyre në festivalin e muzikës Top Fest, Jonida Maliqi dhe Altuna Sejdiu sollën këngën “Forca e femrës”, një dedikim plot energji për të gjitha femrat.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Të dashuruar në jetë, të dashuruar dhe në muzikë. Kënga “Ende ka shpresë”, ka çifti i këngëtarëve Alban Skënderaj dhe Miriam Cani është pritur me mjaft kureshtje nga të gjithë fansat e tyre. Vazhdon të jetë një nga baladat më të bukura kushtuar dashurisë. Po rata nuk janë ndalur me kaq pasi edhe bashkëpunimi tjetër mes tyre “Let me die ëith you” ka patur shumë sukses. Ndërkohë Albani është shprehur në intervista të ndryshme që është në planet e tyre të afërta rikthimi me një duet tjetër së bashku!
Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu
“Rruga e zemrës” është një nga baladat më të bukura,e cila ka marrë pjesë në “Kënga Magjike”. Padyshim emrat që erdhën me këtë produksion muzikor, justifikuan suksesin e saj. Eliza Hoxha dhe Rosela Gjylbegu kanë realizuar një nga këngët më të bukura dhe që ende pëlqehet mjaft.
Elvana Gjata dhe Mc Kresha
Sa I përket dueteve të viteve të fundit padyshim që 1990 nga Elvana Gjata ka korrur mjaft sukses.Është padyshim një nga bashkëpunimet që pëlqehet dhe vijon të dëgjohet pafund.
Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri
Koha kur reperi Ledri Vula dhe këngëtarja Dafina Zeqiri ishin çift, bëri që edhe në muzikë të kishin bashkëpunime mjaft të frytshme. Kujtojmë këtu hitin “Tonight”, i cili është edhe gjatë ditëve të sotme është padyshim një nga më të dëgjuarit.
Cozman dhe Tuna
Edhe çifti Cozman Tuna arriti të realizojë një nga hitet më të mëdha për të dy dhe kjo ndodhi gjatë kohës që ishin të dashuruar. “Fenix” vijon të jetë një nga këngët më të luajtura në club-et shqiptare.
Enca dhe Noizy
Duket se kënga dhe suksesi i “Bow Down” shënoi edhe përfundimin e miqësisë mes Noizyt dhe Encës. Megjithatë hiti i tyre më i fundit është një nga bashkëpunimet më të suksesshme të 2016-tës.

Elvana Gjata vjen me lajme SUPER


Elsa Hosk, bukuri ndyrshe nga të tjerat






Xhinset alternativë nga skinny

Yjet që influencojnë modën në Coachella





Si i festojnë yjet Pashkët


Luana Vjollca përjeton çaste tmerri

Rituali i ëmbël i Sara Hoxhës!

