KreuCelebrity

Pse Angelina Jolie bleu shtëpinë pranë Brad Pitt pas ndarjes?

Angelina Jolie sapo është bërë pronare e një rezidence me vlerë 25 milionë dollarë dhe siç raporton “Hollywood Life” pasuria lukzose është 1 milje (1.6km) larg nga shtëpia e ish-bashkëshortit të saj Brad Pitt.

41-vjeçarja thuhet se është bërë pronare e pasurisë 25 milionë dollarëshë në Los Angeles, rezidencë që gjendet tmerrësisht afër asaj të Pitt. “Të gjithë në familje janë të lumtur të Angelina-s”,- është shprehur një burim i afër me aktoren.

“Angelina zgjodhi shtëpinë e saj të re në këtë vend, sepse është afër me shtëpinë e Brad, të vetmen shtëpi që fëmijët e saj njohin. Rezidenca e re është në të njëjtën lagje me atë të Brad në Los Angeles, aty ku fëmijët janë rritur. Afërsia e shtëpisë së re do të bëjë që fëmijët të qëndrojnë pranë dhe të lidhur me babanë e tyre. Angelina ka kuptuar se sa e rëndësishme është që Brad të ketë një rol aktiv në jetën e fëmijëve, ndaj zgjodhi një shtëpi pranë ish-bashkëshortit.”,- shton burimi.

Rezidenca në fjalë konsiderohet si një ndër pronat më të mëdha në zonën e Los Angeles. Familja e Angelina Jolie do të jetojë aty përkrah yjeve si: Casey Affleck, Natalie Portman dhe Ellen Pompeo. Rezidenca ka 6 dhoma gjumi, 10 tualete si dhe një oborr të gjerë ndaj me siguri fëmijët do ta adhurojnë atë.

Për fat të mirë duket se plagët po shërohen në familje pas ndarjes së bujshme të çiftit.

Burimi: Hollywood Life

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF