Supermodelja duket në formë shumë të mire fizike.
Irina Shayk ka sjell në jetë vajzën e saj vetëm dy javë më parë dhe është parë në publik në Venice-Kaliforni teksa priste të shijonte një akullore. Supermodelja 31-vjeçare është fotografuar nga paparazët e veshur me bluzë dhe pantallona të zeza dhe me një palë syze si për t’ju fshehur syve kureshtarë të kalimtarëve.
Me flokë të mbledhura në mënyrë të çrregullt, gati dy javë pas lindjes, Irina duket në formë të mirë fizike. 31-vjeçarja dhe partneri i saj, aktori i famshëm Bradley Cooper u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur vajzën Lea de Seine Shayk Cooper 2 javë më parë. Çifti ia doli ta mbajë larg syve të publikut këtë moment të shenjtë të jetës së tyre duke qenë se lajmi i lindjes së vajzës së tyre u publikuar vetëm të dielën e 8 prillit.
Irina dhe Bradley janë bashkë që prej vitit 2015 dhe shtatzënia e supermodeles u zbulua vitin e shkuar ku u pa barku i saj i rrumbullakosur, ndonëse i vogël në sfilatën e Victoria’s Secret. Më herët modelja bukuroshe është shprehur se ajo dëshironte të ndërtonte një familje duke e quajur atë si ‘gjënë më të rëndësishme në këtë botë”.

Kylie Jenner ‘kopjon’ Elvana Gjatën!

Noizy, një dajë shembullor!


Stili i yjeve në javën e parë të prillit

Kur çiftet bashkohen edhe në veshje


Irina Shayk sapo zbukuroi njerëzimin


Era Istrefi ndryshon 100% ‘look’


Rihanna mbulohet me diamante nga Chopard








