KreuCelebrity

Rihanna mbulohet me diamante nga Chopard

Rihanna është lidhur me Chopard për një koleksion ekskluziv, në një përputhje perfekte me imazhin e saj. Këngëtarja e “Shine Bright Like a Diamond” imagjinon me Caroline Scheufele, presidente dhe drejtoreshë artistike e Chopard, dy koleksione shkëlqyese.

Së pari, një linjë argjendarie luksoze, ku këngëtarja shfaqi një pjesë në Festivalin e Kanës, duke mbajtur vathë të mëdhenj qiri dhe një unazë me diamant me prerje katrore. Së dytë, koleksioni i argjendarisë është i frymëzuar nga linja emblematike “Ice Cube” i Chopard.

Gjeni në glaerinë tonë të fotove disa nga elementet që janë nxjerrë për publikun, pasi i gjithë koleksioni do të jetë në dispozicion në muajin qershor, që janë prej floriri dhe gurësh të çmuar me një vlerë fillestare prej afërsisht 1 200 euro.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF