Aventura e tyre brenda shtëpisë së Big Brother zgjati vetëm dy javë, pasi në spektaklin e kësaj të shtune, çifti Gerta dhe Denisi u eliminua nga loja. Megjithatë ata kanë rezervat e tyre për këtë eliminim, ku sipas tyre produksioni i Big Brother kanë qenë tendencioz karshi tyre, duke transmetuar në përmbledhjet ditore vetëm momente zënkash të çiftit të tyre. Ne kemi menduar ta ‘bashkojmë’ edhe një herë çiftin përmes kësaj interviste ku ata tregojnë se si e kanë përjetuar këtë esperiencë, a e vazhdojnë lidhjen e tyre tani jashtë shtëpisë dhe cilët sipas tyre janë banorët që po bëjnë lojë të pisët brenda në shtëpi Denisi dhe Gerta i zbulojnë përmes kësaj interviste për Bordo.
Gerta Shino: “Fiorentina dhe Kei dy banoret që bëjnë lojë të pisët brenda në shtëpi”
Përshënderje Gerta. Aventuara jote zgjati brenda shtëpisë së Big Brother zgjati vetëm 2 javë? E prisje eliminimin?
Përshëndetje Bordo, faleminderit për ftesën. Realisht ishte shumë e papritur për mua që të isha e eliminuara e parë, por çfarë ti bësh, paskemi qenë çifti i pafat.
Pse mendon se çifti juaj nuk u votua mjaftueshëm nga publiku? Çfarë ju penalizoi?
Ndoshta na kanë penalizuar përmbedhjet ditore, të bëra nga produksioni i Big Brother, ku ne kemi dalë sikur kemi patur konflikte në çift, gjë e cila nuk është aspak e vërtetë.
Çfarë do bëje ndryshe nëse do konkuroje vetëm dhe jo në çift?
Nuk do bëja asgjë ndryshe, thjesht do flija në krevat vetëm.
Ti dhe Denisi kur dolët nga shtëpia, që atë natë deklaruat se tani nuk do të jeni më çift? Pse kjo deklaratë?
Nuk jemi më bashkë pasi çdo gjë do e rifillojmë nga fillimi duke mos u ndikuar nga kamerat. Për momentin të dy kemi nevojë për pak pushim, më vonë nuk i dihet.
Me cilët nga banorët aty brenda krijuat miqësi?
Krijova miqësi me pothuajse të gjithë, por vetëm pasi dola e kuptova kush ishin miqtë e vërtetë dhe ata janë vetëm Lupçe me Katerinën dhe Danieli.
Cili banor mendon se bën lojë të ‘pistë’, brenda shtëpisë?
Jo lojë të pisët, por shumë shumë të pisët po bëjnë Fiorentina me Kein. Do të ishte perfekte të ishin future si çift bashkë, pasi edhe janë puthur.
Cili çift mendon se mund ta fitojë këtë edicion?
Me dëshirën time më të madhe do e fitonte Lupçja me Katerinën, pasi kam parë tek ta një dashuri aq të madhe, sa nuk do ta besoja se do të ekzistonte. Por duke parë situatën nuk e di pse jam e sigurt që çmimin do e fitojë një çft që vjen nga shtëpie e ‘single’.
Me pjesmarrjen në këtë reality-show, mendon se do të ndryshojë diçka në jetën tënde?
Shpresoj shumë që të ndryshojë diçka. E kam shprehur edhe aty brenda pasionin tim për të qenë një marketere e suksesshme dhe jam duke përzgjedhur ofertat që po më vijnë.
Denis Pëllumbi: “Unë me Gertën ishim çifti më i mirë brenda shtëpisë”
Denis si kanë qenë këto ditë, pas daljes nga shtëpia e Big Brother?
Të bukura pasi për kaq pak kohë arrita një popullaritet të kënaqshëm dhe krijova një imazh pozitiv timin tek publiku dhe për këtë jam shumë i kënaqur sepse në fund të fundit tregova se cili jam edhe jashtë shtëpisë.
Pse mendon se publiku e nxorri çiftin tuaj nga shtëpia? Çfarë nuk funksionoi?
Akoma nuk e besoj që kam dalë sepse gjithçka po shkonte shumë mirë. E vetmja gjë që linte vend për përmirësim ishte mirëkuptimi mes të dyve dhe këtë ne e arritëm, kamerat ishin më shumë të fokusuara në rastet e debatit me njëri -tjetrin, sesa në ato momente që kemi kaluar mirë kështuqë s’di ç’të them .
Tashmë u bënë 9 edicione Big Brother, që do të thotë se pak a shumë dihet se çfarë do dhe çfarë nuk do publiku. Kishit ju një strategji, kur u futët në shtëpi?
Jo unë kur hyra isha pa asnjë strategji, thjesht po mundohesha të isha Denisi që ishte jashtë shtëpisë dhe të jepja një imazh sa më të mirë të vetes aty brenda.
Nëse nuk do të ishte Gerta, cila do të ishte vajza tjetër brenda shtëpisë, me të cilën do të doje të ishe çift?
Nuk besoj se do të zgjidhja tjetër vajzë, thjesht do punoja më shumë që të isha sa më perfekt aty brenda dhe në marrëdhënien me Gertën.
Çfarë do të bëje ndryshe nëse do merrje pjesë si një konkurent i vetëm në Big Brother?
Do vazhdoja kështu siç jam po njësoj sepse kam besim në vetvete dhe e dija që do shkoja shumë larg. Të jetosh si çift përpara të tjerëve dhe të sillesh si i tillë për pak kohë njohje është shumë e vështirë dhe normal që le shumë vend për mospërputhje karakteresh sepse është edhe efekti i kamerave .
Spektaklin e së shtunës, Gerta deklaroi se pas daljes nga shtëpia, ju nuk do të jeni më çift, por vetëm shokë. Kjo të thotë që ju ishit çift brenda shtëpisë vetëm për hir të lojës?
Jo nuk ishim vetëm për lojë, po përderisa publiku nuk na pëlqeu brenda si çift dhe marrëdhënien që kishim, nuk kishim pse ta zgjasnim më kot.
Cilët janë konkurrentët, apo çifti më i fortë brenda shtëpisë?
Unë me Gertën ishim. (Qesh) Jo nuk është se kam ndonjë ide, sepse secili ka diçka mangut në marrëdhënie që personalisht nuk më pëlqen, çift ideal aty nuk ka për mendimin tim.
Me Gertën vazhdoni të mbani kontakt?
Normalisht jemi shokë të mirë.
I shihni tani banorët e Big Brother nga televizori? Si ju duken?
Këto ditë s’kam pasur shumë kohë, por do t’i ndjek me shumë dëshirë.
Çfarë morët ju nga kjo eksperiencë?
Ishte shumë pak kohë për të krijuar nje impakt të gjerë në publik, por besoj se kam fituar respektin e njerëzve që më kanë ndjekur sepse kam pasur shumë komente pozitive dhe kjo gjë më ngre pak moralin pas asaj goditje që mora të shtunën.



Scarlett Johansson presidente e SHBA-së!

Ndahet nga jeta Françesk Radi

Bob Dylan: Sinatra ishte një fansi im



Djali i Tunës quhet…











Marsi, muaji i mallkuar i Kastro Zizos
