KreuCelebrity

Ekskluzive/ Artistja shqiptare sjell në jetë trinjakë

 

Ajo është një ndër këngëtaret më të talentuara e më simpatike shqiptare. Por pritjen e ëmbël artistja bukuroshe ka preferuar që ta jetojë jashtë vëmendjes së medias, madje gjatë gjithë shtatzënisë së saj ajo ka postuar vetëm një foto në muajin e gjashtë të shtatzënisë në Instagram. Dhe paska patur një arsye tejet të fortë që ka qenë kaq supersticioze. Ajo nuk ishte në pritje të një fëmije, as të dy fëmijëve, por biondja e këngës së lehtë shqiptare kishte në barkun e saj plot tre bebe të vogla, të cilët i ka sjellë sot në jetë në një spital në Bernë të Zvicrës. Tejet e emocionuar ajo ka ndarë në facebook një foto të ëmbël të të vegjëlve të saj dhe ata duken një mrekulli. Ju me të drejtë po pyesni tani: Po kush është kjo këngëtare se na plase?! Epo duroni edhe pak. Ajo për momentin është bionde, por gjithmonë i ka mbajtur flokët të kuqe, ka një zë fantastik dhe prodhon vetëm hite. Cila mund të jetë?! As ne nuk e kemi idenë për cilën po flasim, por dimë t’ju themi që sot është 1 Prill, ndaj Gëzuar…

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF