KreuCelebrity

Ja cilët janë opinionistët e sotëm në Big Brother

Sonte është puntata e katërt e spektaklit të Big Brother 9 dhe tashmë është bërë e ditur që çdo të shtunë në panelin e opinionistëve do të ulet një çift i ri. Nata e parë nisi me çiftin nga Kosova Labinot Gashi me partneren e tij, e shtuna e dytë kishte si opinionistë çiftin e dashur të Top Channel, Bieta Sulo dhe Alban Dudushi, ndërsa një javë më parë çifti i opinionistëve ndonëse nuk janë partnerë në jetë, janë një çift shumë i mirë në punën e tyre si moderatorët e Fiks Fare, Devisi dhe Dori. Por cilët do të komentojnë banorët dhe ngjarjet që kanë ndodhur këtë javë në shtëpinë e famshme të Big Brother?! Sipas ‘Telegraf’, çifti që do të ulet në kolltukët e gjykuesve kësaj radhe do të jetë një çift shumë i dashur nga Kosova, pikërisht Mihrije Braha dhe Naim Abazi. Mihrija dhe Naimi ia kanë arritur të ruajnë një marrëdhënie shumë të gjatë dhe të konsoliduar në çiftin e tyre, dhe me siguri do të dinë t’u japin disa këshilla të mira banorëve brenda në shtëpi, duke qenë se në këtë edicion ata luajnë në çift.