KreuCelebrity

“Nëntori” i Arilena Ara, në listën e 100 këngëve më të dëgjuara në glob

Pa zhurmë, pa deklarata të bujshme e pa reklamime të shumta, këngëtarja Arilena Ara duket se ka korrur një sukses të madh me këngën e saj “Nëntori”, jashtë kufijve. Aplikacioni i njohur shazam e ka renditur Nëntorin e Arilenës në 100 këngët më të dëgjuara të globit. Shazam është një ndër aplikacionet më të ndjekura me miliona përdorues në mbarë botën. Versioni remix i “Nëntori” është renditur ne vend të 87-të në rang botëror dhe ka lënë pas edhe Justin Timberlake. Ndërkohë në Rusi kjo këngë është renditur në vend të katërt nga Shazam. Urime Arilena!