Këngëtarja e suksesshme tashmë edhe jashtë kufijve Era Istrefi njihet për guximin dhe risitë që sjell në stilin e saj të të veshurit si dhe në eksperimenet që bën sheshherë me ngjyrën e flokëve. Erës ia kishim parë flokët të kuqe, të verdha, rozë…Por një Era Istrefi me flokë pis të zeza nuk kishim parë ndonjëherë, të paktën që nga momenti që ajo është bërë e famshme për publikun. Kësaj here këngërarja e “Redrum”, ka befasuar me ngjyrën e re të flokëve dhe duhet thënë që nuk duket aspak keq. Lëkura e saj e bardhë e fytyrës shkon më së miri me ngjyrën tejet të errët të flokëve. Era Istrefi për momentin po shijon suksesin e këngës “Redrum”, që dëgjohet në dhjetra shtete jo shqipfolëse. Pas kontratës së nëshkruar me shtëpinë e famshme ndërkombëtare të muzikës Sony Ultra, me gjasa sukseset e Erës, tashmë do të vijojnë njëri pas tjetrit. Ndaj ne me padurim jemi në pritje të shpërthimit të radhës së Istrefit.


Rihanna mbulohet me diamante nga Chopard










Ja çfarë biznesi ka hapur Noizy


Brenda shtëpisë së Mel B




Scarlett Johansson presidente e SHBA-së!

Ndahet nga jeta Françesk Radi
