Kylie Jenner ka postuar së fundmi në llogarinë e saj në Instagram foton e radhës. Por nëse për miliona ndjekësit e 19-bjeçares, fotoja është thjesht postimi i radhës, ne na ra menjëherë në sy një detaj i njohur. Brunia e klanit të famshëm Kardashian është veshur me nje bluzë të gjatë sportive në formë fustani dhe çizmet e gjata lejla që vetëm dy javë më parë ia kemi parë veshur këngëtares shqiptare Elvana Gjata.
Bëhet fjalë për çizmet e markës Balenciaga me të cilat këngëtarja shqiptare postoi një foto në Instagram më 29 mars e ndryshe nga Kylie kishte guxuar më shumë në kombinim duke i veshur me një fustan mëndafshi ngjyrë të verdhë .
Ndonëse mund të konsiderohet e tepërt të thuhet se Kylie kopjoi Elvanën, ajo që ështe pak por e sigurtë është që ylli i “Lejla” kësaj here ishte një hap përpara motrës së Kim Kardashian me çizmet më IN të momentit që kushtojnë as më shumë e as me pak por 1150€.
Elvana Gjata altualisht gjendet ne ShBA ku ështe duke punuar për projektin e saj te ardhshëm me producent të njohur amerikanë, për të cilin nuk ka dhënë ende një datë publikimi.
Noizy, një dajë shembullor!
Stili i yjeve në javën e parë të prillit
Kur çiftet bashkohen edhe në veshje
Irina Shayk sapo zbukuroi njerëzimin
Era Istrefi ndryshon 100% ‘look’
Rihanna mbulohet me diamante nga Chopard
